Vatikani zbulon se çfarë i tha Papa Putinit në telefon

Nga Kremlini deklaruan se presidenti amerikan, Donald Trump, nuk ishte i vetmi person me të cilin kreu i shtetit rus foli në telefon sot, duke theksuar se Vladimir Putini bisedoi sot edhe me Papa Leon XIV, raporton Skynews.

Vatikani ka thënë se Papa i kërkoi Rusisë që të ndërmarrë një hap për të mbështetur paqen në luftën e saj me Ukrainën.

Ai gjithashtu nënvizoi rëndësinë e dialogut në gjetjen e zgjidhjeve për konfliktin.

Nuk është hera e parë që Papa i ri flet për luftën në Ukrainë. Në një nga përshëndetjet e tij të para për pelegrinët italianë, ai tha se mendimet e tij shpesh drejtohen te “populli ukrainas i prekur nga sulme të reja serioze kundër civilëve dhe infrastrukturës”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit