VIDEO/ Dalin pamjet e frikshme nga djegia e Universitetit italian, nis me shpejtësi evakuimi i studentëve

Një zjarr i madh shpërthue ditën e sotme në Universitetin e Viterbos, 80 kilometra larg Romës.

Sipas informacioneve të deritanishme, flakët filluan nga çatia gjatë punimeve, u përhapën shpejt, duke rrezikuar laboratorët e kimisë dhe gjenetikës ku ruheshin substanca shumë të ndezshme, përfshirë 500 litra cilindra me etanol dhe azot, shkruan mediat italiane.

Si pasojë, studentët, mësuesit dhe stafi u evakuan menjëherë nga ambientet e universitetit, ndërsa u krijua një kordon sigurie me rreze 500 metrash, duke përfshirë edhe një hotel pranë zonës së zjarrit. Njësitë e zjarrfikësve, me ndihmën e forcave të specializuara të ushtrisë, po punojnë intensivisht për fikjen e flakëve.

Bashkia e Viterbos i ka bërë apel banorëve të mos i afrohen zonës së operacioneve dhe të mbajnë dritaret e shtëpive të mbyllura në një rreze prej një kilometri për shkak të tymit të dendur që është i dukshëm nga shumë pika të qytetit.

Policia lokale ka bllokuar rrugët hyrëse në vendin e ngjarjes për të siguruar mbarëvajtjen e ndërhyrjeve.

Situata vijon të monitorohet nga afër, ndërsa autoritetet po vazhdojnë hetimet për shkaqet e zjarrit dhe dëmet e shkaktuara.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit