spot_img
spot_img
Saturday, December 20, 2025
spot_img
spot_img

Tragjedi në Rusi: Shembet ura mbi hekurudhë, 7 të vdekur dhe 69 të lënduar

Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën dhe 69 të tjerë janë lënduar pasi një urë autostrade u shemb mbi shinat e trenit në rajonin Bryansk të Rusisë, pranë kufirit me Ukrainën, njoftuan autoritetet ruse të dielën në mëngjes.

Shembja e urës ndodhi në momentin kur një tren po i afrohej zonës, duke shkaktuar daljen e tij nga shinat dhe pasojë tragjike për pasagjerët dhe stafin.

Fillimisht, Hekurudhat Ruse njoftuan përmes platformës Telegram se shembja ishte rezultat i një “ndërhyrjeje të paligjshme në funksionimin e transportit”, por më vonë ky postim u fshi pa sqarime të mëtejshme, transmeton Reuters.

Autoritetet po hetojnë shkaqet e incidentit, ndërsa rajoni i Bryanskut është raportuar më parë si zonë me tensione të shtuara për shkak të afërsisë me Ukrainën.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit