PDK e Aleanca paralajmëruan taktikën e VV-së për konstituimin e Kuvendit më 13 shtator që të mund të caktojë 27 dhjetorin si datë për zgjedhje

Lëvizja Vetëvendosje njoftoi në orët e vona të së shtunës se në vazhdimin e seancës konstituive të së dielës së 13 shtatorit do t’i votojnë nënkryetarët e Kuvendit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, por se konstituimi i Kuvendit mund të ndodhë në këtë datë ishte paralajmëruar disa ditë më herët nga PDK dhe Aleanca.

Ardian Gjini, Kryetar i Aleancës, të mërkurën tha se VV-ja po do që ta mbërrijë datën 13 shtator për konstituimin e Kuvendit, që kështu pastaj të mund t’i caktojë zgjedhjet më 27 dhjetor dhe të llogarisë në votat e diasporës, e cila në atë kohë vjen në mënyrë më masive në Kosovë për shkak të pushimeve.

“Qëllimi i tyre prej fillimit nuk ka qenë konstituimi i institucioneve të Kosovës. Pse është kjo zvarritje? Duhet me e mbërri së paku datën 13 shtator në mënyrë që, kur kalkulohet edhe 60 ditëshi afati për zgjedhje të Presidentit, edhe 45 ditë deri në shkuarje në zgjedhje, partia që i ka fitu zgjedhjet e kalume me mbërri datën 27 dhjetor”, tha Gjini të mërkurën.

Të njëjtën, një muaj më parë, e kishte paralajmëruar edhe deputeti i PDK-së, Arian Tahiri. Ai thoshte se VV po e shtyen konstituimin e Kuvendit mes datave 13 dhe 28 shtator me qëllim final që të mund t’i caktojë zgjedhjet më 27 dhjetor.

“Albin Kurtit nuk i interesojnë afatet kushtetuese. I intereson skenari i tij. Objektivi është i qartë: zgjedhjet e reja më 27 dhjetor 2026. Kuvendin do ta konstituojë, por jo tani. Synimi i tij është që konstituimi të bëhet afërsisht mes 13 dhe 28 shtatorit, në mënyrë që, sipas skenarit politik e procedural, Albin Kurti dhe Ushtruesja e Detyrave të tij si Presidente të mund ta caktojnë 27 dhjetorin si datë të zgjedhjeve të reja”, shkruante në Facebook Tahiri më 11 gusht.

Ai thoshte se konstituimi në atë kohë i Kuvendit “ia prish skenarin”.

“I aktivizon afatet kushtetuese dhe ia ngushton hapësirën për manovrim. Prandaj, i duhet edhe rreth një muaj shtyrje”, potenconte ai.

Në vazhdimin e seancës konstituive të premte, VV-ja nuk e votoi Vlora Çitakun për nënkryetare. Ata i kërkuan PDK-së që ta ndërrojnë kandidaten.

Po ashtu, thanë se nuk do ta votonin as Kujtim Shalën e LDK-së.

Mirëpo, një ditë më pas morën qëndrim se do ta votojnë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit