spot_img
spot_img
Monday, December 22, 2025
spot_img
spot_img

Dua Lipa i bashkohet më shumë se 300 personave që i bëjnë thirrje kryeministrit t’i japë fund ‘bashkëfajësisë së Britanisë’ në Gaza

Dua Lipa, Benedict Cumberbatch, Annie Lennox dhe Gary Lineker i janë bashkuar më shumë se 300 figurave publike që i bëjnë thirrje kryeministrit britanik që “t’i japë fund bashkëfajësisë së Mbretërisë së Bashkuar” në Gaza.

Në një letër të hapur drejtuar Sir Keir Starmer-it, emra të famshëm nga bota e medias dhe arteve i janë bashkuar mjekëve udhëheqës, akademikëve, grupeve të fushatave dhe një të mbijetuari të Holokaustit.

Ata kanë akuzuar qeverinë britanike se vazhdon të lejojë shitjen e armëve të Mbretërisë së Bashkuar në Izrael dhe për dhënien e licencave për armë.

Letra, e udhëhequr nga organizata bamirëse për refugjatët Choose Love, kërkon pezullim të menjëhershëm të të gjitha shitjeve të armëve të Mbretërisë së Bashkuar në Izrael, qasje të menjëhershme humanitare për agjencitë e ndihmës me përvojë dhe i kërkon qeverisë të angazhohet për të ndërmjetësuar armëpushim për “fëmijët e Gazës”, shkruan CNN.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit