spot_img
spot_img
Monday, December 22, 2025
spot_img
spot_img

“Tentuan ta përdhu*nonin”, trondit Elinara Shehu: U hodha nga makina

Një tjetër histori prekëse është zbuluar së fundmi në “Ferma VIP2”.

Bëhet fjalë për një moment të tmerrshëm që fermerja Elinara ka përjetuar në moshën 18-vjeçare.

Teksa kujton kohën kur zgjodhi të ishte e pavarur ekonomikisht, Elinara rrëfen se në atë periudhë ‘përjetoi ferrin’.

“Gjatë pushimeve të verës, doja të isha e pavarur nga prindërit. Fillova punë në një butik. Një ditë po prisja autobusin për në punë dhe një komshi më ofroi të më çonte me një mikun e tij. E njihja, përshëndeteshim çdo ditë, nuk kisha pse mos ta besoja,” tregoi Elinara.

Mirëpo nga një ditë e zakonshme, ku mendohej të ishte rutinë si gjithë ditët e tjera, fatkeqësisht u shndërrua në traumë për Elinarën.

 “Makina mori një drejtim tjetër nga ai i qëndrës, dhe shpejt situata u bë e frikshme. Shoferi kishte një vështrim të egër. U ktheva dhe pashë komshiun tim, ai më bëri shenjë me gisht ‘shttt’. Më kërcënuan: ‘Do të të vrasim.’ Në atë moment e kuptova që duhej të veproja,” vazhdoi Elinara duke shtuar se në atë moment e vetmja rrugëzgjidhje ishte që të hidhej nga makina.

“Hapa siguresën e makinës dhe u hodha nga makina në lëvizje. Rashë në rrugë pa ndjenja. Gjunjët, bërrylat, gishtat, ishin të gjithë të gjakosur. Por gjesti që bëra më shpëtoi jetën. Më mirë të humbja jetën, sesa të bija në duart e tyre.”

Teksa kujton një nga momentet më të rënda të përjetuara gjatë jetës, ajo thekson se e gjithë gjëja e ndodhur në atë moshë i ka lënë një traumë.

“Më ka lënë një traumë. Kishte shumë raste të përdhunimeve atëherë. Kisha frikë të dilja nga shtëpia. S’isha më e qetë, as kur isha vetëm, as kur isha me njerëz,” përfundoi ajo.

Ndërsa më tej, Elinara shton se nuk ka patur guxim që këtë histori ta ndajë me prindërit e saj me idenë se do të mund t’i ngarkonte.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit