spot_img
spot_img
Friday, December 19, 2025
spot_img
spot_img

Tragjedia në Mazgit–Bërnicë: Humb jetën 15-vjeçari, reagon me dhimbje shkolla

Gazeta ka raportuar dje për një vetaksident tragjik me biçikletë, nga i cili ka humbur jetën i mituri Erion Bytyqi, 15 vjeç, në rrugën Mazgit–Bërnicë.

Drejtoria e shkollës, ku 15 vjeçari ka vijuar mësimet ka reaguar me një mesazh prekës, ku shpreh dhimbjen dhe pikëllimin për humbjen e një nxënësi shembullor.

“Me dhimbje e pikëllim të thellë ju njoftojmë se, si pasojë e një vetaksidenti me biçikletë, ka ndërruar jetë nxënësi ynë Erion Bytyqi. Në prag të përfundimit të vitit shkollor, kjo tragjedi ka tronditur mësuesit, shokët, shoqet dhe gjithë stafin e shkollës. Shembulli i Erionit si nxënës i shkëlqyer dhe djalë i edukuar le të mbetet udhërrëfyes për bashkëmoshatarët e tij. Jemi me ju në çdo çast, në çdo lutje, dhimbje e lot për Erionin”, thuhet në reagimin e shkollës.

Shkolla ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen Bytyqi dhe të gjithë ata që e kanë njohur dhe dashur Erionin.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit