spot_img
spot_img
Friday, December 19, 2025
spot_img
spot_img

Reagon familja e Haki Imerit për anëtarësimin e Gecit dhe Halilajt në ‘Guxo’

Familja e Haki Imerit përmes një postimi në Facebook kanë reaguar për anëtarësimin e Fatos Gecit dhe Gazmend Halilaj në Partinë Guxo.

Familja Imeri e vlerëson këtë lëvizje të dy anëtarëve të rinj, duke e quajtur forcë politike.

Tutje shkruhet që ky anëtarësim është veprim që tund themelet e krimineleve te kamufluar gjithandej.

Duke shtuar që u shtua një krah i ri në betejën kundër të keqes së vjetër.

Postimi i plotë

Te dashur miq,

-Me ardhjen e Fatos Gecit dhe Gazmend Halilajt, ne Partine Rugovjane , Guxo, Guxo nuk mori thjesht dy anëtarë të rinj.

-Mori forcë. Mori muskuj politikë.

-U shtua një krah i ri në betejën kundër të keqes së vjetër.

-Kur flasim për “të keqen”, nuk nënkuptojmë ndonjë dreq me brirë nga legjendat, apo edhe keto gejdhenat e rrahgjokesve te rreme..

-Por përbindëshin e vërtetë krimin e organizuar me maskë patriotike..

-Të quhesh “çlirimtar” nuk mjafton më. Sidomos kur e vetmja gjë që ke çliruar dhe qe synon është arka e shtetit.

-“Patriotizmi” i këtyre mashtuesve profesionistë me flamur është bërë si mall festiv.

  • Shitet për çdo rast. Përdoret për çdo rast. Përveç mbrojtjes se shtetndertimit..

-Kur pyeten, thonë: “E kemi zbukuruar historine për propagandë.” Dhe vazhdojnë.

-Herë zjarr, herë shira. Herë gjykatës në librat e tyre, herë qengja në Hagë.

-Mjafton një gërvishtje, dhe poshtë del fytyra e vërtetë. Mashtrues ordiner.

-Zhvatës me zhurmë. Të kamufluar pas fjalëve të mëdha.

-Por tani, me këta dy zëra të rinj, Guxo forcohet.

  • Bëhet aleat edhe më i denjë i LVV-së. Lufta kundër mashtrimit me stemë patriotike merr hov të ri..

-Urojmë Guxo-n: më shumë guxim. Më shumë veprim që tund themelet e krimineleve te kamufluar gjithandej ..

-Besojme qe zgjedhjete e ardhshme, bashkë me LVV-në, ta kthejnë propagandën në heshtje. Të keqen në një kujtim të hidhur, por ata qe pengojne shtetndertimin..

-Sepse e liga nuk mposhtet me lutje. Por me votë. Me vizion.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit