spot_img
Wednesday, December 17, 2025
spot_img

Sulm me thikë në Gjermani – disa të plagosur rëndë, autori në arrati

Një sulm i rëndë me thikë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës në qendër të Bielefeldit, landa e Nordrhein-Westfalen në Gjermani.

Sipas mediave gjermane, një burrë ka sulmuar disa persona që po festonin para një bari, duke i plagosur disa prej tyre rëndë. Pas ngjarjes, autori është larguar nga vendi i krimit dhe aktualisht ndodhet në arrati.

Policia ka ngritur një komision hetimor për vrasje dhe është vënë në kërkim të agresorit.

Ai përshkruhet si një burrë me pamje mesdhetare, i gjatë rreth 1.65 deri 1.70 metra, i veshur me një bluzë të bardhë dhe një xhaketë të markës “Northface” në ngjyrë blu ose të zezë. Dyshohet se mund të ketë plagë në fytyrë. Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që të raportojnë çdo informacion të mundshëm për identifikimin e tij.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit