Çekani i Kushtetueses do të vendosë për Qeverinë Kurti: PDK-ja dhe AAK-ja do t’i trokasin në derë Gjykatës

Qeveria Kurti u votua sot në Kuvend, por procesi pritet të përballet me kontestim në Gjykatën Kushtetuese nga PDK-ja dhe AAK-ja.

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka paralajmëruar se partia e tij do ta dërgojë në Kushtetuese jo vetëm konstituimin e Kuvendit, por edhe zgjedhjen e Qeverisë.

Gruda pretendoi se konstituimi i Kuvendit është bërë jashtë afateve kushtetuese, ndërsa si çështje tjetër që do të shqyrtohet nga PDK-ja përmendi edhe votat e deputetëve të cilët, sipas tij, kanë pasur mandate të dyfishta.

“Ky Kuvend është formuar me pikëpyetje të mëdha kushtetuese. Të gjitha këto do të adresohen në Gjykatën Kushtetuese në ditët në vijim”, deklaroi Gruda.

Ai tha se PDK-ja është larguar përkohësisht nga procesi parlamentar, deri në një vendim të Gjykatës Kushtetuese, por sqaroi se kjo nuk nënkupton tërheqjen e kandidaturës së partisë për nënkryetare të Kuvendit.

Në anën tjetër, edhe AAK-ja e ka kundërshtuar votimin e Qeverisë.


Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, e ka cilësuar Qeverinë e votuar sot si “jokushtetuese dhe jolegjitime”, duke paralajmëruar se edhe kjo parti do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.

“Qeveria që u votua sot është jokushtetuese dhe jolegjitime. Aleanca do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese dhe presim adresim me prioritet nga kjo e fundit, meqë themelet e kushtetutshmërisë po lëkunden”, është shprehur shefi i AAK-së përmes një postimi në Facebook.

Kështu, ndonëse Qeveria e re mori votat e nevojshme në Kuvend, përbërja dhe mënyra e konstituimit të institucioneve pritet të jenë pjesë e një përballjeje të re në Gjykatën Kushtetuese.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit