Kurti ndan një video nga momentet e votimit të qeverisë: Urime Qeveria Kurti 4!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ndarë një video nga momentet e votimt të Qeverisë. Por, Kurti nuk e shfaqi edhe grupin parlamentar të Listës Serbe që ishte pjesë e seancës.

Kurti ka shkruar se “do të vazhdojnë mbrojtjen e shtetit”.

“Do të vazhdojmë me mbrojtjen e shtetit, zhvillimin ekonomik, rritjen e mirëqenies dhe me forcimin e sundimit të rendit e ligjit të Republikës në çdo cep të territorit. Faleminderit qytetarëve dhe deputetëve për besimin! Urime Qeveria Kurti 4! Na priftë e mbara”, ka shkruar ai.

Partitë opozitare, PDK dhe AAK kanë deklaruar se gjithçka që ka dalë nga kjo seancë do të dërgojnë në Gjyaktë Kushtetuese.

Kuvendi i Kosovës është pa nënkryetaren nga radhët e PDK-së, kështu opozita  e konsideron që Kuvendi akoma nuk është konstituar.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit