spot_img
Wednesday, December 17, 2025
spot_img

Tragjedi në New York – Anija stërvitore meksikane përplaset në Urën e Brooklyn, dy të vdekur dhe 19 të plagosur

Dy persona kanë humbur jetën dhe të paktën 19 të tjerë janë plagosur pasi një anije e madhe stërvitore e Marinës Meksikane u përplas në Urën e Brooklyn në New York City, të shtunën në mbrëmje.

Sipas kryebashkiakut të qytetit, Eric Adams, anija me emrin Cuauhtémoc humbi energjinë elektrike pak para se të ndodhte përplasja. Në bord ndodheshin gjithsej 277 persona. Lajmi është bërë i ditur nga BBC.

Pamjet nga vendngjarja tregojnë momentin dramatik kur direkët gjigantë të anijes goditën strukturën e famshme të urës. Sipas autoriteteve, disa pjesë të direkëve ranë mbi kuvertë, duke shkaktuar lëndime te anëtarët e ekuipazhit që ndodheshin mbi to në momentin e përplasjes.

Hetimet mbi incidentin kanë nisur, ndërsa zyrtarët po vlerësojnë shkakun e humbjes së energjisë dhe masat e sigurisë që duhet të ishin marrë gjatë lundrimit nën urën e njohur.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit