spot_img
spot_img
Thursday, December 18, 2025
spot_img
spot_img

Arrestohet edhe Sulltan Bela, babai i të dyshuarit kryesor për vrasjen e rreshterit Lika

Në kuadër të hetimeve përkatësisht aksioneve për vrasjen e rreshterit të Njësisë Speciale, Muhamed Lika, Policia e Kosovës ka arrestuar sot edhe personin e pestë.

Gazeta merr vesh se i arrestuari i pestë është Sulltan Bela, që është babi i të dyshuarit kryesor për vrasjen e rreshterit Lika, Rejhan Bela.

Sulltan Bela është lajmëruar mbrëmë duke u shprehur i shqetësuar me raportimin që po bëhet ndaj dy djemve të tij, dhe se ai dhe familja besojnë në pafajësinë e tyre.

“Jam jashtëzakonisht i tronditur nga disa gazetarë, analistë dhe individë që po marrin rolin e gjyqtarit apo të prokurorit,” ka thënë ai, duke shtuar se trajtimi i tillë është i padrejtë dhe i dëmshëm për të gjithë të përfshirët dhe për familjet e tyre.

“Ne, si familje, e dimë të vërtetën dhe presim lirimin e tyre. Le të dalë drejtësia në shesh. Kemi besim se e vërteta do të triumfojë dhe se çdo gjë do të zbardhet me kohë,” deklaroi ai.

Përveç Sulltan Belës, sot janë arrestuar edhe Fatjon Tusha, Ridvan Axhami, Elmedin Raka dhe Labinot Murati.

Ata po dyshohen për përfshirje në vepra penale që lidhen me terrorizëm.

Burime të sigurta bëjnë të ditur se ndaj të dyshuarve po zhvillohen hetime për vepra si: “Rekrutim për qëllime terroriste”, “Pjesëmarrje në grupe terroriste”, si dhe “Vrasje e rëndë” në lidhje me vrasjen e rreshterit Lika.

Operacion në Kaçanik nuk është duke u realizuar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, por Prokuroria Speciale.

Në terren, nën udhëheqjen e një prokurori special janë edhe pjesëtarë të njësitit të anti-terrorizmit të Policisë së Kosovës.

Aksionin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani.

Kelani nuk dha detaje më të hollësishme rreth aksionit.

“Sot, në orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës me njësitë e saja relevante ka filluar një operacion policor, i cili po realizohet në komunën e Kaçanikut. Edhe në këtë rast pas përfundimit të operacionit policor, i cili po realizohet në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, do të bëhen publike informacione shtesë”, tha ai.

Ngjarja tronditëse, e cila ndodhi më 1 prill 2025, ka shkaktuar një reagim të gjerë nga opinioni publik, ndërkohë që hetimet po vazhdojnë nga organet kompetente.

Deri tani, janë arrestuar shtatë persona të dyshuar për përfshirje në vrasjen e rreshterit Muhamed Lika, duke përfshirë edhe dyshimet për planifikimin dhe ekzekutimin e aktit.

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar paraburgim prej një muaji për gjashtë nga të arrestuarit, ndërkohë që hetimet po zhvillohen me intensitet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit