Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka deklaruar se përgjegjësia për zhbllokimin e situatës politike i takon Lëvizjes Vetëvendosje.
Ajo ka theksuar se PDK-ja nuk ka ndryshuar qëndrim, ndërsa ka bërë thirrje që Vetëvendosje të marrë hapa konkretë për të çuar përpara proceset politike.
“Nuk është çështje a ka ndërruar qëndrim PDK-ja, por a ka ndërruar qëndrim dhe a ka përpjekjeje për zhbllokim nga ana e subjektit të parë politik, pra Lëvizjes Vetëvendosje, ata duhet të zhbllokojnë situatën”, është shprehur Çitaku.






