Një aksion i gjerë policor është zhvilluar këtë mëngjes në Kaçanik, i lidhur me vrasjen e rreshterit të policisë, Muhamed Lika.
Burime konfirmojnë se deri tani janë arrestuar shtatë persona të dyshuar për lidhje me rastin.
Policia në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore do të dalin një konferencë për shtyp në orën 11:30 për të dhënë detaje mbi hetimet dhe zhvillimet e mëtejshme.
Në këtë konferencë do ta marrë pjesë: drejtori i përgjithshëm i PK-së kolonel, Gazmend Hoxha dhe Kryeprokurori i Prokurorisë në Ferizaj, Burim Çerkini.






