Një aksion i madh i Njësive Speciale po zhvillohet në Kaçanik.
Gazeta mëson ekskluzivisht se vrasja e Muhamed Likës po shkon drejt zbradhjes, pasi Krimet e Rënda kanë arrestuar sot disa persona si të dyshuar për vrasjen e rreshterit, në Kaçanik.
Sic merr vesh ekskluzivisht deri tash janë arrestuar shtatë persona.
Disa të arrestuar janë kapur si të dyshuar për ndihmë në kryerjen e veprës penale. Në vendet ku janë kryer kontrollet janë siguruar edhe dëshmi materiale, telefona dhe pamjeve te kamerave.
Në këtë aksion po marrin pjesë rreth 350 policë.
Bastisjet edhe më tutje po vazhdojnë.
Për rastin ka folur edhe Policia e Kosovës e cila ka bërë të ditur se aksioni ndërlidhet me vrasjen e rreshterit policor, Muhamed Lika.
“Policia e Kosovës, me njësitë e saja relevante pas hetimeve intensive, sot në orët e hershme të mengjesit ka filluar një operacion policor, i cili ndërlidhet me rastin e vrasjes së Rreshterit policor Muhamed Lika në Kaçanik. Pas përfundimit të operacionit policor, do të bëhen publike informacione shtesë”, ka thënë zëdhënësi Baki Kelani.
Vrasja e policit Muhamed Lika në Kaçanik kishte tronditur vendin. Ai u qëllua me armë zjarri më 1 prill.








