Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka arritur në Kuvendin e Kosovës për takimin e paralajmëruar me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Abdixhiku ka mbërritur së bashku me ish-presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe nënkryetarin e LDK-së, Lutfi Haziri, ndërsa takimi pritet të nisë në orën 18:00.
Kryeministri në detyrë, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti po ashtu ka mbërritur në Kuvend.
“Ne kemi mjaftueshëm mbështetje sa i përket Kuvendit dhe qeverisë, por që të gjithë e dini mirë se për zgjedhjen e Presidentit nuk ka përgjegjësi vetëm mazhoranca, por edhe opozita. Kurse kushtetutshmëria është e tillë që presidentin e sheh si shprehje të unitetit dhe ku opozitë e qeveri duhet të jenë bashkë”, tha ai.








