Asamblisti i AAK’së në Prishtinë jep dorëheqje: Individë brenda partisë tentuan të më denigronin mua dhe familjen time

Asamblisti i Aleancës në Komunën e Prishtinës, Endrit Gashi, ka bërë të ditur se ka dhënë dorëheqje nga partia.

Gashi me anë të një postimi në ‘Facebook’ thotë se ky vendim vjen pasi, siç pretendon ai, individë brenda partisë që një kohë të gjatë orkestruan sulme dhe tentuan të denigronin figurën e tij dhe familjes së tij.

“Ky vendim vjen si rezultat i zhvillimeve që kanë ndodhur gjatë një periudhe të gjatë, të shoqëruara me sulme të orkestruara dhe, së fundmi, me publikime të porositura nga individë brenda partisë, me qëllim të denigrimit të figurës sime dhe të familjes sime”, ka thënë ai.


“Pavarësisht këtij vendimi dhe pavarësisht presioneve, betejën dhe angazhimin tim në Kuvendin Komunal të Prishtinës do ta vazhdoj si asambleist i pavarur, me të njëjtin përkushtim, integritet dhe përgjegjësi ndaj qytetarëve që më kanë besuar votën e tyre”, përmbyllet shkrimi i Gashit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit