spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

“Jo nesër, por sot!”, Arianit Koci ‘shpërthen’ me kritika ndaj liderëve politik dhe kërkon zgjedhje të reja – ja mesazhi

Avokati Arianit Koci ka kërkuar zgjedhje të reja të jashtëzakonshme, pas dështimeve të njëpasnjëshme për formim të Kuvendit dhe Qeverisë së re.

Koci nuk u ndal me kaq, ai bëri disa deklarata të forta ndaj liderëve politik, ku tha se Shumica janë të paaftë e madje disa të rrezikshëm.

“Zgjedhjet janë të domosdoshme. Jo nesër, por sot.

Shyqyr që nuk i njihni disa liderë tanë, qysh i njoh unë. Po t’i njihnit – kishit ikë prej Kosove brenda natës.

Shumica janë të paaftë dhe të padijshëm. Disa – të rrezikshëm”, shkroi ndër të tjera avokati.

Shkrimi i plotë

Zgjedhjet janë të domosdoshme. Jo nesër, por sot.

Shyqyr që nuk i njihni disa liderë tanë, qysh i njoh unë. Po t’i njihnit – kishit ikë prej Kosove brenda natës.

Shumica janë të paaftë dhe të padijshëm. Disa – të rrezikshëm.

Gjysmë analfabetë, nuk e kuptojnë as realitetin, as përgjegjësinë që e mbajnë mbi supe.

Skajshmërisht primitivë në sjellje dhe vendimmarrje.

Një pjesë e tyre e kqyrin vetëm interesin personal dhe pasurinë e vet, në kurriz të shtetit dhe qytetarëve.

Për pasojë, na kanë bërë horë – sidomos në kontaktet me bashkësinë ndërkombëtare.

Kosova sot nuk merret seriozisht. Fytyra e shtetit po dëmtohet përditë, dhe nuk ka askush që e ndal këtë rënie.

Është evidente: nuk po na ecë mirë asgjë. As në ekonomi, as në drejtësi, as në administratë, as në politikën e jashtme. Jemi bllokuar, dhe po shkojmë drejt përkeqësimit.

A nuk po e shohim që krejt shtetet përreth po përparojnë ekonomikisht më shumë se ne? A nuk po e kuptojmë që nëse vazhdojmë kështu, do ta lëmë shtetin në stihi, dhe në fund do të ikim prej ti?

Na duhet ndryshim i vërtetë. Jo arnim. Jo improvizim.

Prandaj, pa humbur kohë – zgjedhjet janë zgjidhja e vetme për me ia shpëtuar dinjitetin këtij shteti.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit