Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, para seancës konstituive është deklaruar se shpreson se deputetët do të votojnë raportin për verifikimin e mandateve.
Ai theksoi rëndësinë e verifikimit të mandateve për të siguruar funksionimin e institucioneve të Kosovës.
Limaj nuk iu përgjigj gazetarëve nëse ka një koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.
“Po shpresoj që Parlamenti i Kosovës, deputetët të votojnë drejtën e tyre – të verifikojnë atë që e ka votuar qytetari i Kosovës – secili duhet ta kryejë detyrën e vetë, këtë çështje teknike dhe shpresoj që këtë ta bëjë secili dhe të filloj funksionaliteti dhe funksionimi i institucioneve”.








