spot_img
spot_img
Saturday, December 20, 2025
spot_img
spot_img

E dhimbshme: Sot i jepet lamtumira e fundit 47-vjeçares që dyshohet se i dha fund jetës në Raskovë të Obiliqit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur dje në fshatin Raskovë të Obiliqit, ku një grua është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj. Burime të Gazetës kanë bërë me dije se bëhet fjalë për 47-vjeçaren Fitime M. Isufi, e cila dyshohet se ka kryer vetëvrasje përmes varjes në litar.

Rasti është raportuar më 18 prill 2025, rreth orës 13:00, kur nga QKMF-Obiliq është dhënë njoftimi për një person të vdekur në një shtëpi në rrugën “Dukati” në fshatin Raskovë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore dhe ambulanca, ku është gjetur viktima e varur me litar në derën e një dhome të shtëpisë ku ajo banonte.

Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen në vend, ndërsa Policia ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.

Në cilësinë e dëshmitarëve, janë intervistuar tre familjarë të ngushtë të viktimës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe zyrtarët e IML-së, të cilët me urdhër të Prokurorit të rastit e kanë marrë trupin e pajetë për ta dërguar në obduksion.

Për vdekjen e 47-vjeçares tashmë kanë njoftuar edhe familjarët e saj, të cilët kanë bërë të ditur se varrimi i të ndjerës do të bëhet sot në ora 17:00 në varrezat e fshatit Raskovë.

Ndërkaq, gazeta dje po ashtu ka raportuar se Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, Policia ka zbuluar një armë automatike pa leje, ndërsa rasti është inicuar në Prokurori.

Arma dyshohet se është në pronësi të bashkëshortit të viktimës, Bahri H. Beçiri (rreth 44-vjeçar), i cili tashmë është nën hetim për veprën penale: “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve.”

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit