spot_img
spot_img
Friday, December 19, 2025
spot_img
spot_img

Plagosi tre persona në Athinë, 32 vite burg për shqiptarin Nardi Idrizi

Gjykata e Athinës dënoi me 32 vite burg, 38-vjeçarin shqiptar, Nardi Idrizi alias Fatbardh Idrizi.

Ai akuzohet si autor i plagosjes së 3 personave nga Kreta në dhjetor të vitit 2023.

Ngjarja ndodhi pas një konflikti çasti, ku Idrizi qëlloi me armë zjarri drejt dy vëllezërve dhe shokut të tyre.

38-vjeçari shqiptar ishte në kërkim për ngjarjen, ndërsa pak javë më parë u vetëdorëzua tek autoritetet greke. Gjatë procedurës gjyqësore, tre të plagosurit nuk kanë qenë të pranishme, duke ua lënë vendimin gjyqësor gjyqtarëve kompetentë. Idrizi përfitoi nga gjykimi i shkurtuar ku nga 32 vjet burg, duhet të vuajë vetëm 20 vjet.

Sipas Lapsit, Nardi Ismet Idrizi, 39 vjeç, lindur në Durrës dhe banues në Vlorë, njihet edhe si Fatbardh Idrizi.

Vëllai i tij, Leonard Idrizi ishte pjesë e bandës se “Coles” në Vlorë dhe është vrarë.

Pas vdekjes, ky ka marrë emrin e të vëllait.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit