spot_img
spot_img
Friday, December 19, 2025
spot_img
spot_img

Një i vdekur dhe dy të lënduar rëndë pasi u goditën nga treni në Klinë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mes një treni dhe një veture në Klinë ku si pasojë një person ka mbetur i vdekur dhe dy të tjerë në gjendje të rëndë.

Rastin e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:25. Në vendin e ngjarjes kanë dalur ekipet emergjente dhe zjarrfikësit. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes. Dy të lënduarit janë dërguar për trajtim në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë”, tha ai.

Gashi deklaroi se lidhur me rastin po zhvillohen hetimet, dhe detajet e tjera do të bëhen të ditura me kohë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit