spot_img
spot_img
Friday, December 19, 2025
spot_img
spot_img

Grenell kritik ndaj Speciales: Ndalni fondet për këtë gjykatë – është gjithçka politikë

Emisari i Posaçëm i SHBA-së për Misione të Veçanta, Richard Grenell, ka reaguar ashpër ndaj Gjykatës Speciale të Kosovës me seli në Hagë, duke kërkuar ndërprerjen e financimit për këtë institucion.

Në një postim në rrjetin social X, Grenell ka ndarë një postim të gazetarit Fitim Çeku, duke e shoqëruar me komentin “Ndalni fondet për këtë gjykatë! Është gjithçka politikë. Miliarda janë shpenzuar dhe shpërdoruar”.

Në postimin e tij, Çeku ka publikuar pamje nga rrjeti social që tregojnë se Prokurorja e Përgjithshme e Gjykatës Speciale në Hagë, Kimberly West, si dhe prokurorja tjetër Silvia D’Ascoli, kanë pëlqyer një postim i cili fyente presidentin amerikan, Donald Trump.

Çeku ka shkruar se “Prokurorja e Përgjithshme e Gjykatës Speciale në Hagë, Kimberly West, ka pëlqyer një postim që fyente Presidentin Donald Trump. Përveç Prokurores së Përgjithshme, shihet se postimin që fyente Presidentin Trump e ka pëlqyer edhe prokurorja tjetër e Gjykatës Speciale në Hagë, Silvia D’Ascoli.

“Pra, është e qartë se në Hagë, në rastin e Thaçit, ekziston një frymë anti-Trump, dhe përndjekja ndaj Presidentit Thaçi po ndodh sepse Thaçi është pro-Trump”, ka shkruar Çeku.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit