spot_img
spot_img
Sunday, December 21, 2025
spot_img
spot_img

Detaje të reja: 38-vjeçari që vrau gruan dhe më pas veten në Zvicër ishte aktivist politik nga një parti e Kosovës

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Zvicër, pasi një burrë nga Kosova dyshohet se ka kryer një krim të rëndë brenda familjes, duke vrarë bashkëshorten e tij dhe më pas veten.

Bëhet fjalë për Ramiz Berishën, 42-vjeçar nga Malisheva, i cili dyshohet se ka qëlluar për vdekje me armë zjarri bashkëshorten e tij 38-vjeçare, po ashtu nga Malisheva, nënë e katër fëmijëve të mitur.

Pas të shtënave, Berisha thuhet se ka dalë nga shtëpia, ka shtënë sërish me armë dhe është kthyer brenda. Pak më vonë, shtëpia është përfshirë nga flakët.

Shërbimet emergjente kanë ndërhyrë menjëherë, por gjithçka ishte tepër vonë. Brenda shtëpisë janë gjetur dy trupa të pajetë, për të cilët dyshohet se i përkasin çiftit.

Ramiz Berisha, sipas profilit të tij në “Facebook”, ishte aktivist politik dhe kryetar i nëndegës së LDK-së në qytetin Bulle të Zvicrës.

Motivet e kësaj tragjedie mbesin ende të panjohura, teksa autoritetet zvicerane kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes që tronditi të gjithë.

Katër fëmijë, tashmë kanë mbetur jetimë – pa nënë, pa baba.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit