Në sheshin “Zahir Pajaziti”, një numër i konsiderueshëm i qytetarëve janë mbledhur për të kundërshtuar rritjen e çmimit të energjisë.
Sic shihet nga pamjet, ata po mbajnë pankarta me mbishkrime të ndryshme si: “Jo më padrejtësi, në emër të energjisë”, “Asnjë cent më shumë”, “Nuk duam të ikim prej Kosovës”, “Vdekje oligarkëve”, etj.
Kjo është protesta e dytë e organizuar.

Siç shihet nga pamjet edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës ndodhen në vendin e ngjarjes.

Sipas informacioneve të raportuara, në mbledhjen e ZRRE-së është marrë vendimi për rritjen e çmimit të rrymës deri në 16%.









