spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Zbardhen detaje nga vrasja e shqiptares në Itali, gjetën gjurmë ADN-je të një burri

Hetimet për vrasjen e studentes shqiptare Ilaria Sula nga ish-i dashuri i saj kanë marrë një “kthesë” të papritur.

Sipas raportimeve nga mediat italiane, janë gjetur gjurmë ADN-je të një burri në valixhen ku u gjet trupi i 23-vjeçares, e cila u hodh në një zonë pyjore jashtë Romës.

Vëmendja e hetuesve tani është përqendruar te babai i Mark Antony Samson, ish-të dashurit të viktimës, i cili nuk është aktualisht nën hetim.

Sipas dëshmisë së nënës së autorit, bashkëshorti i saj nuk ndodhej në shtëpi kur Mark vrau Ilarian dhe më pas ajo e ndihmoi për të fshirë gjurmët e gjakut.

Megjithatë, tani pritet që babai i të dyshuarit të merret sërish në pyetje dhe t’i kryhen analizat për të verifikuar nëse ADN-ja e tij përputhet me atë që u gjet në valixhe.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit