“I bëri pritë Albinit, por ra në kurthin e vet” – Profesori ‘shpërthen’ ndaj Baton Haxhiut

Profesori Enver Bytyçi ka reaguar ndaj shkrimit të fundit të Baton Haxhiut me titull “Më vjen turp për ty, Albin”, duke vënë në pikëpyetje pritjen që ka marrë ky koment nga publiku. Bytyçi pretendon se shumica dërrmuese e reagimeve të lexuesve kanë qenë kundër qëndrimit të Haxhiut, duke argumentuar se kritikat ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në këtë rast janë kthyer në kundërreagim ndaj vetë autorit të shkrimit.

Bytyçi thekson se kur një opinion nuk gjen mbështetje te lexuesit, kjo duhet të shërbejë si sinjal për autorin për të reflektuar mbi mesazhin dhe mënyrën e argumentimit. Ai shprehet se ky nuk është rasti i parë kur Haxhiu përballet me reagime të shumta negative dhe e akuzon atë se vazhdon të mbajë një qëndrim të ashpër ndaj kryeministrit Kurti.

Reagimi i plotë

Baton Haxhiu ka publikuar në shumë portale dhe gazeta shkrimin e fundit me titull “Më vjen turp për ty, Albin”! Në njërin prej këtyre portaleve kishin komentuar 260 lexues. Së paku 240 prej tyre thonin se turpi i takon Baton Stanishiqit. Ka lexues që reagojnë negativisht dhe me mllef edhe ndaj komenteve të mia në gazetë. Por kurrë nuk pashë se ata përbëjnë shumicën e komentuesve. Janë në pakicë.

Por kur lexuesit nuk pajtohen me ty në mbi 90 përqind të komenteve, atëherë ka një problem shumë të madh me komentin dhe me vetë autorin. Sepse karma kthehet te autori. Në këtë rast, në vend që Batoni të “turpërohet për Albinin”, lexuesit turpërohen me Batonin! Kësaj i thonë “t’i bësh pritë Albinit e ta vrasësh veten tënde me gishtin e madh të dorës”!

Nuk është hera e parë që i ndodh kjo Baton Haxhiut. Por ai sërishmi nuk rresht së luftuari kundër kryeministrit të Kosovës. Arsyet mund të jenë të shumta. Ndoshta qumështi me vaj palme ia ka trullos kokën. Ndosha qumështi pluhur nga Beogradi dhe Moska kanë lënë pasoja! Ndoshta ndonjë insulinë e Spitalit Amerikan i ka dhënë trullosje në kokë! Nuk i dihet se pse vazhdon dhe “vret veten” ky Baton Haxhiu me 100 shpirtra!

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit