Gjinovci ‘godet’ opozitën: Po doni ta kapni Presidencën, e pastaj mos u ankoni kur VV-ja merr…!

Rron Gjinovci ka reaguar lidhur me debatet për zgjedhjen e presidentit, duke kritikuar partitë opozitare për qasjen e tyre ndaj kësaj çështjeje.

Ai ka thënë se ato po e legjitimojnë “kapjen e shtetit” duke synuar pozitën e presidentit, ndërsa ka argumentuar se kjo pozitë duhet të përcaktohet përmes një procesi që reflekton vullnetin e qytetarëve.

Reagimi i plotë

Partitë opozitare po e legjitimojnë kapjen e shtetit. Ashiqare, mo nuk po e mshefin si përpara, po thonë që po dojnë me kap pozitën e presidentit. Pra po bojka mi kapë institucionet. E qysh doni me u anku mandej kur VV t’i emëron njerëzit e vet? Nëse ti me 16% mendon që të takon presidenti, pse ai me 47% mos me mendu që i takon atij?

Pse mos me u pajtu me zgjedhë nji figurë jashta partiake e me ndërru kushtetutën ndërkohë me bo zgjedhjen e presidentit nga populli. Simboli i unitetit të popullit le të zgjedhet nga populli, jo nga partitë që po këqyrin me e kap si pozitë për veti.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit