spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

‘Ika te i dashuri, nuk dua të kthehem më te burri’ – gruaja e raportuar e zhdukur në Gjakovë gjendet pas pesë ditësh

Pas pesë ditësh që konsiderohej e zhdukur, 42-vjeçarja nga Gjakova është gjetur nga policia dhe ka deklaruar se ishte larguar me dëshirën e saj, pasi kishte vendosur të jetojë me të dashurin, me të cilin kishte qenë në lidhje prej rreth pesë muajsh.

Gazeta merr vesh se bëhet fjalë për Gj.Q, zhdukja e saj ishte raportuar më 05 prill 2025, rreth orës 06:00 të mëngjesit, nga bashkëshorti i saj, B.Q.

Pas hetimeve të kryera nga operativo-hetimore të Njësisë së Hetimeve, dje është arritur të lokalizohet vendndodhja e saj.

E njëjta, pas intervistimit, ajo është kthyer te partneri i saj, duke thënë: “Ika te i dashuri, nuk dua të kthehem më te burri”.

Lidhur me detajet e rastit, është vënë në dijeni edhe Prokurori, derisa rasti është mbyllur si “person i gjetur”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit