spot_img
Monday, December 15, 2025
spot_img

U filmua duke kryer marrëdhënie intime me të dënuarin, oficerja e burgut: Kisha plane të mëdha…

Oficerja e burgut që u filmua duke kryer marrëdhënie intime në një qeli, kishte plane ‘të çmendura’ për të vazhduar lidhjen me të burgosurin pas lirimit të tij.

Linda De Sousa Abreu, 30 vjeçe, u dënua me 15 muaj burg në janar pasi pranoi lidhjen e nxehtë që u bë virale në një video që qarkulloi në rrjetet sociale.

I burgosuri që u shfaq në video u identifikua si Linton Weirich, i dënuar për vjedhje me dhunë. Tani është zbuluar se De Sousa Abreu kishte planifikuar ta takonte sërish atë pas lirimit, pasi sipas saj, ai e bënte të ndihej “si një gangstere”.

De Sousa Abreu jetonte me partnerin e saj dhe vajzën e tyre shtatë-vjeçare.

Sipas Daily Mail, ajo ka lindur në Venezuelë dhe u vlerësua nga psikiatri ligjor Dr. Iain Kooyman, i cili përgatiti një raport për seancën e dënimit dhe dha detaje mbi gjendjen e saj mendore gjatë marrëdhënies me të burgosurin.

Dr. Kooyman tha se 31-vjeçarja i kishte thënë se ishte e dashuruar me Weirich, i cili në atë kohë kishte një të dashur shtatzënë në muajt e fundit.

Sipas psikiatrit, De Sousa Abreu vuante nga çrregullim i rëndë i personalitetit borderline dhe nga ADHD.

Ajo i kishte thënë se nuk ishte ndier kurrë më e sigurt se sa kur ishte me Weirich, dhe kishte planifikuar që lidhja e tyre të vazhdonte edhe jashtë burgut pas lirimit të tij.

U filmua duke kryer marrëdhënie intime me të dënuarin,

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit