Prokuroria Speciale ka konfirmuar se ka intervistuar si të dyshuar ish-ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu.
Sipas Prokurorisë, Aliu u intervistua lidhur me veprën penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare”.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ju njofton se i pandehuri L.A., është intervistuar në kuadër të veprimeve hetimore, lidhur me veprën penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare””, ka thënë zëdhënësja e këtij institucioni, Arbnora Luta.
Aliu pas intervistimit u deklarua për gazetarët e pranishëm, duke thënë se “asgjë nuk më ndërlidh me këtë proces” dhe tha se ka punuar “sipas ligjit”.








