Analisti Baton Haxhiu reagoi mbrëmë gjatë një debati televiziv, pasi Xhafer Tahiri nga LDK-ja ia përmendi Dibran Hoxhës fondet që, sipas tij, ai merr nga OJQ-të.
Hoxha iu përgjigj duke thënë: Më mirë me marrë fonde publike se ato që i merrni ju.
Më pas, Baton Haxhiu ndërhyri duke i thënë Tahirit se edhe kryetari i LDK-së ka pranuar para.
Ai shtoi se ka disa emra që mund t’i bëjë publikë, për të cilët pretendon se kanë pranuar para.
“I ka marrë paret kryetari yt, mos e qo ma andej. Mos hajde këtu me i fol njerëzve se kush merr fonde. T’i tham me emra dhe mbiemra.”
Nga ana tjetër, Tahiri u përgjigj se fondet e LDK-së janë fonde që partia i merr përmes KQZ-së.








