spot_img
spot_img
Friday, December 19, 2025
spot_img
spot_img

Koci: Referimi i ‘’Kosova dhe Metohi’’ nga Specialja, fyerje e rëndë dhe goditje e sovranitetit të vendit

Avokati Arianit Koci ka folur pas përdorimit të termit “Kosovo i Metohija” nga Gjykata Speciale dhe Prokuroria Speciale, duke e cilësuar këtë veprim si një fyerje të rëndë për sovranitetin e Republikës së Kosovës.

‘Përdorimi i termit “Kosovo i Metohija” nga Gjykata Speciale apo Prokuroria është fyerje e rëndë për Republikën e Kosovës’’ tha ai.

Koci ka potencuar se përdorimi i gjuhës dhe terminologjisë së Serbisë nga një gjykatë që funksionon sipas ligjeve të Kosovës është i papranueshëm.

“Një gjykatë që funksionon me ligjet tona nuk ka të drejtë të përdorë gjuhën e Serbisë. Nuk është çështje teknike, është një goditje e drejtpërdrejtë ndaj sovranitetit të Kosovës,” ka theksuar avokati.

Sipas tij, përdorimi i këtij termi mund të hapë dyshime serioze në lidhje me neutralitetin e kësaj gjykate dhe mund të vë në pikëpyetje kredibilitetin e saj.

“Nuk është çështje teknike. Është goditje e drejtpërdrejtë ndaj sovranitetit tonë. Me këtë veprim, hapet edhe një dilemë serioze: a është kjo gjykatë vërtet e paanshme, apo vepron sipas logjikës politike?“, ka pyetur Koci, duke ngritur pikëpyetje për ndikimet politike që mund të jenë të pranishme në vendimet e kësaj gjykate.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit