Kuvendi i Kosovës mblidhet nesër nga ora 10:00 në sallën e seancave plenare për mbajtjen e seancës konstituive të legjislaturës së re.
Procedura do të nisë me verifikimin e mandateve dhe betimin e deputetëve, për të vazhduar me zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.
Ky është rendi i ditës:
Formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve,
Betimi i deputetëve,
Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit,
Zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.








