Konfirmohet rast me malarie në Kosovë, pacientja u pranua në gjendje të rëndë në QKUK

Një shtetase e huaj është diagnostikuar me malarie në Kosovë, pasi ishte pranuar më 1 gusht në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në gjendje tejet të rëndë shëndetësore.

Sipas njoftimit, pacientja kishte mbërritur pa vetëdije dhe me parametra vitalë e laboratorikë të çrregulluar. Pas ekzaminimeve fillestare, ajo është transferuar në Klinikën Infektive për shkak të dyshimeve për një infeksion të rëndë sistemik.

Gjatë hetimit epidemiologjik është konstatuar se pacientja kishte udhëtuar së fundmi në vende ku malaria është sëmundje endemike. Analizat specifike kanë konfirmuar më pas diagnozën, ndërsa menjëherë është nisur trajtimi antimalarik.

Sot, më 5 gusht, gjendja e pacientes është stabilizuar. Ajo komunikon lirshëm, ndërsa parametrat vitalë dhe laboratorikë janë në përmirësim gradual, nën përkujdesjen e mjekëve në Klinikën Infektive.


Autoritetet shëndetësore rikujtojnë se malaria nuk transmetohet nga një person te tjetri përmes kontaktit të zakonshëm, por zakonisht përmes pickimit të mushkonjave të infektuara.

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë periudhës 2022–2025 në Kosovë janë regjistruar tetë raste me malarie dhe të gjitha kanë qenë të importuara, te persona që kishin udhëtuar ose kishin ardhur nga vende të kontinentit afrikan.

Deri më tani, në Kosovë nuk është regjistruar asnjë rast i transmetimit lokal të malaries.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit