spot_img
spot_img
Thursday, December 18, 2025
spot_img
spot_img

Tha se “Shaban Manaj u vra për çështje morale”, historiani Shala konfirmon se është intervistuar nga Prokuroria si dëshmitar

Historiani Azdren Shala, në fillim të muajit mars kishte përmendur edhe vrasjen e veprimtarit të LDK-së, Shaban Manajt. Siç kishte pretenduar Shala në emision, Shaban Manaj, ishte vrarë “për çështje morale”.

Kjo çështje kishte nxitur reagime në radhët e LDK-së. Kreu i Istogut, Ilir Ferati, e kishte cilksuar si shpifje dhe kishte bërë thirrje që institucionet e drejtësisë ta trajtojnë një deklaratë të tillë të Shalës.

Dhe një gjë e tillë ka ndodhur. Vetë Shala, në emisionin më 7 prill ka konfirmuar se është ftuar në Prokurori dhe është marrë në pyetje në cilësinë e dëshmitarit për deklaratën që ka dhënë.

Historiani kosovar ka thënë se Prokuroria është interesuar për burimin e informacionit.

“Unë e kam bërë një deklaratë për një vrasje politike të një zyrtari të LDK-së. Sot jam ftuar në Prokurori, e kam dhënë dëshminë time në cilësinë e dëshmitarit. Besoj që gjithçka është në rregull. E dhashë referencën se ku jam informuar dhe vazhdojmë tutje”, ka thënë Shala.

“Unë e dhashë burimin e informacionit”, ka shtuar tutje ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit