Një 27-vjeçar nga fshati Kishaj i Hasit është raportuar i zhdukur që prej pasdites së të dielës, kur reshjet e borës ndikuan në kushte të pazakonta moti.
Ajet Lleshi kishte shkuar në malin e Pashtrikut që prej mëngjesit për të prerë dru, por familjarët e tij humbën kontaktet me të rreth orës 17:00.
Pas humbjes së kontakteve, babai i tij dhe tre xhaxhallarët u nisën për ta kërkuar dhe u ndanë në drejtime të ndryshme për të ecur në kërkim. Pavarësisht përpjekjeve të tyre, që nga ora 2:00 të mëngjesit, familja humbi gjithashtu kontaktet me babain e 27-vjeçarit.
Menjëherë pas njoftimit për humbjen e tij, autoritetet përkatëse, përfshirë Policinë, Emergjencat Civile dhe banorët e fshatit, filluan kërkimet.
Pas disa orësh, ata arritën ta gjenin Ajet Lleshin në malin e Pashtrikut, por ai ishte në një gjendje të rënduar fizike dhe psikologjike.
Ndërkaq 27-vjeçari, Ajet Lleshi, djali i tij Rizaut u gjet pas shumë orësh, pa shenja jete.






