spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

E dhimbshme | Djalin ia vranë një vit më parë, nëna i jep fund jetës

Një tjetër tragjedi ka goditur familjen Kaso nga Bilishti në Shqipëri. Nëna e Rigels Kasos, 42-vjeçarit që u vra vitin e kaluar, është gjetur pa shenja jete në banesën e saj.

Teuta Kaso, 66 vjeçe, u gjet e pajetë në banesë dhe dyshohet se është vetëhelmuar.

Policia ka referuar materialet në Prokurori për vlerësim, ndërkohë që priten rezultatet e ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.

Si u vra Rigels Kaso

Ngjarja tragjike që i parapriu kësaj humbje ndodhi në korrik të vitit 2024.

Rigels Kaso, 42 vjeç, nga Bilishti, u gjet i shtrirë dhe i dhunuar rëndë në rrugën “Sokrat Miho” në Tiranë, dhe ndërroi jetë pak më vonë në spital.

Sipas hetimeve, Kaso dyshohet se ishte ftuar për një takim nga profili i një gruaje me të cilën kishte komunikuar në rrjete sociale.

Por, në vend të saj, në adresën e dhënë doli bashkëjetuesi i saj, Bajram Gjeleshi, i cili e sulmoi fizikisht duke e goditur me grushte.

Ngjarja ndodhi pak pas mesnatës më 15 korrik, dhe Kaso u gjet nga kalimtarët në orët e para të mëngjesit, të cilët lajmëruan ambulancën.

42-vjeçari kishte qëndruar në Tiranë tre ditë para ngjarjes fatale.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit