Rritet bilanci: Shkon në 59 numri i viktimave nga tragjedia e Koçanit, 155 të lënduar

Ministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut, Pançe Toshkovski, ka njoftuar se është rritur numri i viktimave nga tragjedia e zjarrit në Koçan.

Ai ka bërë të ditur se bilanci i viktimave ka shkuar në 59, ndërsa numri i të lënduarve është rritur në 155.

Sipas Toshkovskit, në mesin e viktimave është edhe një polic.

Kujtojmë se pronari i diskotekës ku ka ndodhur ngjarja tragjike është arrestuar.

Ndërkaq, personat e lënduar po trajtohen në spitalet e Koçanit, Shtipit e Shkupit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit