spot_img
Wednesday, December 17, 2025
spot_img

Persona të panjohur kanë sulmuar ministrin serb të Kulturës, e ka të thyer hundën

Ministri i Kulturës së Serbisë, Nikolla Selakoviq është rrahur mbrëmjen e djeshme para ndërtesës së prindërve të tij kur ka shkuar për t’i vizituar ata.

Sipas informacioneve të fundit, atij i është thyer hunda dhe për këtë arsye është dërguar në spital.

Ai fillimisht është sulmuar verbalisht nga një grup djemsh në Kryqin e Kuq, para ndërtesës ku jetojnë prindërit e tij, e më pas e kanë rrahur dhe i kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore, shkruan Kurir, media e afërt me presidentin serb, Aleksandër Vuciq.

Selakoviq tani po trajtohet në spital, ku edhe po përcaktohet shkalla e lëndimeve, pas së cilës do të shkojë në polici dhe do të bëjë kallëzim – tha një burim pranë ministrit, duke shtuar se është në gjendje të mirë shëndetësore.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit