Pretendimi se ndalimi i ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, lidhet me një hetim për një sulm terrorist të vitit 2016, është kundërshtuar drejtpërdrejt në një emision televiziv nga prokurori i çështjes.
Në emisionin “Now” në Euronews Albania, të drejtuar nga gazetarja Erla Mëhilli, ishin të ftuar gazetari i Kosovës Xhemajl Rexha, gazetari Eni Ferhati dhe Eguen Beçi, avokat, jurist dhe ish-prokuror. Në fokus të diskutimit ishte ndalimi i Vlorës Hyseni dhe zhvillimet rreth rastit.
Gjatë emisionit, Rexha deklaroi se, sipas informacioneve që kishte marrë nga burime në Kosovë, Hyseni kishte qenë në territorin e Kosovës dhe më pas kishte kaluar kufirin drejt Shqipërisë, duke pretenduar se ndalimi i saj ishte bërë nga autoritetet shqiptare.
“Nga informacionet që kam marrë brenda Kosovës, zonjaHyseni ka qenë brenda territorit të Kosovës, dhe nuk ka pasur një urdjër arrest brenda territorit të Kosovës, në mënyrë që ajo të ndalohet. Dhe ajo e ka kaluar në orët ë mbrëmjes kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë. Atëherë, zonja Hyseni është dorëzuar tek autoritetet shqiptare, nuk ka pasur asilloj pune Kosova, as autoritetet e Kosovës. Ajo është ndalur tek autoritetet shqiptare, në pjesën shqiptare.”
I pyetur se çfarë po ndodhte me Hysenin pasi kishte hyrë në Shqipëri, Rexha tha:
“Po, ka kaluar kufinin. Pala kosovare nuk ka punë më me të, sic nuk ka pasur asnjë kërkesë nga autoritretet shqiptare gjatë ditës me gjasë për palën kosovare që nëse ajo është në territorin e Koosvës që të ndalohet.”
Rexha më pas foli edhe për mënyrën se si Hyseni kishte mbërritur në Vërmicë, duke thënë se detajet ende nuk dihen.
“Ende nuk dihet detajet, por ajo ajo çka po thoja Kosova nuk ka asnjë farë lidhje me të lidhjave ajrore me Azerbejxhanin që natyrysht që z.Hyseni është shtetase e Shqipërisë, shtetasin e Kosovës as që mund të udhëtojnë atje, për shkak të mosnjohjes…..”
Gazetari më pas deklaroi se, sipas një burimi që kishte pyetur gjatë ditës, arsyeja e largimit të Hysenit nga Kosova lidhej me të njëjtën çështje për të cilën ajo ishte larguar edhe në Shqipëri.
“Në fakt, burimi që e kam pyetur sot gjatë ditës, më tha se është e njëjta gjë për të cilën është larguar edhe në Shqipëri. pra, është e njëjta gjë është shpërndarja e informatave në rrugë joinstitucionale, personave privat.”
Rexha tha gjithashtu se Hyseni kishte punuar për një kohë në terren në Mitrovicë dhe veri të Kosovës, ndërsa shtoi se asaj i ishte atribuar edhe dhënia e informacioneve për autoritetet shqiptare lidhur me një sulm terrorist të vitit 2016.
“Dhe gjithashtu kam kuptuar se z.Hyseni ka marrë ka marrë ose i është dhënë kredit me inforcionet e saj se ka alirtuar autoritetet e Shqipërisë në vitin 2016, për përgatitijen e një sulmi terroristë ndërmjet Shqipërisë dhe Izraelit në Shkodër,” deklaroi Rexha.
Në këtë moment ndërhyri prokurori i çështjes, duke e kundërshtuar këtë pjesë të deklarimit të gazetarit.
“Mbrapa asaj atij hetimi, prapa shumë asaj cështje, ka sepse mbahet pak gojën se ka shumë informacione shumë sekrete, por nuk ka lidhje me Vlora Hysenin. Ka shërbime partnere shumë më të larta se agjend i terrenit të Mitrovicës.”
Pra, prokurori deklaroi në mënyrë të drejtpërdrejtë se çështja e hetimit të përmendur nga Rexha nuk ka lidhje me Vlorën Hyseni.
Pas kësaj ndërhyrjeje, Rexha e sqaroi deklarimin e tij, duke theksuar se nuk kishte thënë se Hyseni kishte qenë vendimtare në parandalimin e sulmit, por se, sipas informacioneve të tij, kishte bashkëpunuar.
“informacioni im është që ka bashkëpunuar, nuk e thash në asnjë moment që ajo ka qenë vendimtarja që e ka ndaluar su;min terroristë, por që ka qenë e përfshirë me informacione që më është thënë nga burime të ndryshme.”, tha ai.








