Departamenti i Shtetit të martën e ka ripërcaktuar grupin Huthi të Jemenit si “organizatë e huaj terroriste”.
Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, ka thënë se kjo vjen me sanksione dhe ndëshkime për këdo që i ofron “mbështetje materiale” grupit.
“Që nga viti 2023, Huthi ka lëshuar qindra sulme kundër anijeve tregtare në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit, si dhe pjesëtarët amerikanë që mbrojnë lirinë e lëvizjes në det dhe partnerët tanë rajonalë”, ka theksuar Rubio.
Grupi Huthi ka shënjestruar me raketa e dronë mbi 100 anije në korridorin tregtar që kur nisi lufta Izrael-Hamas në tetor 2023, raportoi AP.
Administrata e parë Trump e kishte përcaktuar Huthin si terroriste, por ishte hequr nga lista nga administrata e Joe Bidenit.
Ruboi ka shtuar se SHBA-ja nuk do “të tolerojë më çfarëdo shteti që angazhohet me organizata terroriste si Huthi”.
Departamenti i Shtetit ka njoftuar po ashtu për një shpërblim prej 15 milionë dollarësh për informacione që çojnë në prishjen e financimit të Huthit.








