Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka përcaktuar datën deri kur duhet të përfundojë procesi për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës.
Në aktgjykimin e publikuar më 23 shtator 2026, Kushtetuesja ka konstatuar se afati 60-ditor për zgjedhjen e Presidentit ka filluar më 8 gusht 2026 dhe përfundon më 6 tetor 2026.
Ky afat lidhet me dispozitat e nenit 82 të Kushtetutës së Kosovës për shpërndarjen e Kuvendit, si dhe me nenin 86, që përcakton procedurën për zgjedhjen e Presidentit.
Kështu, sipas përcaktimit të Gjykatës Kushtetuese, Presidenti i Kosovës duhet të zgjidhet deri më 6 tetor 2026.
Kushtetuesja ka konstatuar gjithashtu se kalimi i afatit 30-ditor për konstituimin e Kuvendit ka pasojë fillimin e rrjedhjes së afateve kushtetuese për zgjedhjen e Presidentit, kur posti i Presidentit është vakant.
Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese është marrë më 23 shtator 2026, lidhur me kërkesat e bashkuara KO256/26 dhe KO258/26.








