Verdikti i Kushtetueses, vjen reagimi i parë nga AAK-ja

Burim Ramadani tha se Gjykata Kushtetuese ka konstatuar qartë se Kuvendi i Kosovës është konstituuar jashtë afateve kushtetuese.

Deputeti i Aleancës tha sot se me verdiktin e Kushtetueses ka marrë fund edhe “loja e pushtetarëve”.


“Le ta mësojnë këta pushtetarët: Kushtetuta nuk është cope letre këshilluese dhe afatet kushtetuese nuk janë dekor”, tha ai në një shkrim në rrjetin social Facebook.

“Gjykata Kushtetuese konstatoi qartë se Kuvendi është konstituuar pas skadimit të afatit 30 ditësh. Madje, edhe përcaktoi pasojat kushtetuese të këtij tejkalimi.Deri më 6 tetor ose zgjedhet Presidenti ose shkohet në zgjedhje.”


Sipas Ramadanit, Gjykata Kushtetuese, me vendimin e sotëm, ia hodhi poshtë Lëvizjes Vetëvendosje të gjitha veprimet e ndërmarra nga 8 gushti deri më sot.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit