Prokuroria Speciale ka reaguar pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk i është përgjigjur urdhrit të Gjykatës për dhënë dëshmi në Prokurori
Në një komunikatë për media nga Prokuroria Speciale, thuhet se do ky institucion do të veprojë sipas legjislacionit në fuqi, pasi Kurti nuk është paraqitur në Prokurorinë Speciale.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, pas interesimit të shumë gazetarëve, informon se dëshmitari A.K. nuk është paraqitur në Prokurorinë Speciale për të dhënë dëshminë e tij edhe përkundër faktit se i njëjti ka qenë i obliguar me Urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë që të paraqitet në cilësi të dëshmitarit, për të dhënë dëshminë e tij me datë 04.03.2025 në ora 10:00, në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës edhe në këtë rast penal, sikurse në të gjitha rastet tjera do të veproj duke respektuar legjislacionin në fuqi”, thuhet në komunikatë.










