Paralajmërim i ‘fortë’ nga Nait Hasani: Ka me u kallë Kosova nëse dënohen krerët e UÇK-së

Ish-deputeti, Nait Hasani, ka thënë që “Kosova do të digjet” nëse ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do të dënohen në Hagë.

Sipas Hasanit, nëse dënohet lufta e UÇK-së, atëherë i bie që po dënohet edhe vetë shteti i Kosovës.

“Pritshmëritë e mia janë: lirimi i tyre më 16 shtator. Ata duhet të lirohen. Në të kundërtën, në Kosovë nuk ka qetësi, as s’ka me pasë qetësi. Nuk lejohet asnjë ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të dënohet”, ka thënë Hasani.

“Nuk ka me pasë qetësi. Le ta dinë edhe ndërkombëtarët, le ta dinë edhe gjykata, edhe të tjerët. Ka me u kallë Kosova nëse ata dënohen atje”.

“Na cenohet liria jonë, shteti ynë, lufta jonë, gjaku i dëshmorëve, dëshmorët, të gjithëve na cenohen me vendimin negativ që merret atje. Prandaj, të dënohet Ushtria Çlirimtare e Kosovës, dënohet shteti i Kosovës”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit