​Ministri shqiptar i Serbisë, Demo Berisha, arsyeton kolegen dhe bashkëvendësen e tij Paunoviq

Demo Berisha është një shqiptar i lindur në Pejë më 1963, që kryen detyrën e ministrit për të Drejtat e Njeriut, të Drejtat e Pakicave dhe Dialogun Shoqëror në qeverinë e Serbisë.

Ai jeton në Serbi, ku deri në pensionim ka shërbyer si oficer i ushtrisë së këtij shteti, e paraprakisht edhe i asaj të ish Jugosllavisë.

Të enjten, ai doli, disi, në mbrojtje të koleges së tij, ministres së administratës shtetërore të Serbisë, Snezhana Paunoviq, e cila është edhe bashkëvendëse e tij, pasi edhe ajo ka lindur në Pejë, për deklaratat rreth spastrimit etnik të Kosovës nga shqiptarët, më 1998.

Në një komunikim për medie, Berisha, vlerësoi sot se ajo çfarë tha Panunoviq në një intervistë në Kurir, “është shprehje e përvojës së saj të dhimbshme familjare dhe jo një qëndrim që pasqyron politikën zyrtare të shtetit serb”.

“E kuptoj që deklarata e saj ka shkaktuar reagime në opinionin publik, por është e rëndësishme të merren parasysh rrethanat në të cilat është dhënë, pasi ministrja Paunoviq foli nga perspektiva e përvojës së saj personale, duke qenë se edhe vetë ka pësuar pasojat e spastrimit etnik”, tha ai.

” Deklarata e saj është shprehje e një përvoje të dhimbshme familjare dhe jo një qëndrim që pasqyron politikën zyrtare të Republikës së Serbisë”.

Berisha mbrojti dhe shfajësoi qeverinë dhe shtetin për të cilin punon në lidhje me këtë deklaratë, duke thënë që “Serbia dënon pa mëdyshje çdo formë përndjekjeje dhe angazhohet për paqe, dialog dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut”.

Ai pretendoi gjithashtu se “serbët në Kosovë prej vitesh janë të ekspozuar ndaj presioneve dhe cenimit të të drejtave themelore’.

Deklarata të këtilla të Berishës ndaj autoriteteve të Republikës së Kosovës nuk janë të rralla. Përfaqësuesit e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, zonë kjo ku jetojnë shumë shqiptarë, e quajnë atë një “shqiptar të ndershëm dhe lojal” ndaj Serbisë, ndërsa thonë se ai nuk e njeh shtetësinë e Kosovës. Të njëjtit kanë thënë se Berisha nuk i përfaqëson ata, por as interesat e shqiptarëve të Luginës. Shaip Kamberi, deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë e ka quajtur Berishën “shqiptar të rremë” dhe tradhtar të popullit të tij, sipas një shkrimi të mëhershëm në portalin “Bujanovacke”. 

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit