”Mas shpine me na vra, na nuk e falim”, si e kishte paralajmëruar hakmarrjen daja i boksierit – VIDEO

Një përleshje e armatosur ndodhi para gjykatës së Bielefeldit në Gjermani, ku po zhvillohej një seancë gjyqësore për vrasjen e boksierit kosovar, Besar Nimani.

Të paktën tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e këtij incidenti, ndërsa vëllai i të ndjerit, Berati, është arrestuar si i dyshuari kryesor. Ai po përballet me katër akuza për vrasje të mbetur në tentativë dhe lëndime të rënda trupore.

Në rrjet po qarkullon një video ku daja i Besar Nimanit kishte paralajmëruar hakmarrjen shumë kohë më parë, duke thënë se shqiptarët nuk falin një vrasje të kryer pabesisht.

“Ata duhet ta dinë që ne shqiptarët, adetet i kemi përpara. Nëse dikush na vret ballë për ballë, jemi më tolerantë, por mas shpine me na vra, nuk e falim. Le ta dinë ata që e kanë bërë këtë,”kishte deklaruar ai në një intervistë të mëparshme.

Deklarata e plotë:

@flashkosova12

♬ Originalton – FlashKosova123

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit