Trepça jep tender gjashtëshifror për makineritë nëntoktësore

Ndërmarrja publike “Trepça” SH.A. ka dhënë kontratë në vlerë prej 138 mijë e 200 euro për furnizimin me motorë dhe pjesë rezervë për makineritë nëntokësore.

Sipas dokumentit të publikuar në platformën E-Prokurimi, kontratën e ka fituar kompania LEXALKO SH.P.K., me seli në Lipjan, pas një procedure të hapur të prokurimit.

Vlera e parashikuar për këtë kontratë ishte 141 mijë e 950 euro. Kështu, çmimi i ofertës fituese është 3 mijë e 750 euro më i ulët se shuma e planifikuar.

Në këtë aktivitet të prokurimit janë pranuar gjithsej katër oferta, ndërsa kriter për dhënien e kontratës ka qenë çmimi më i ulët.

Furnizimi është paraparë për nevojat e Minierës me Flotacion në Stantërg. Sipas dokumentit, marrëveshja kornizë do të zgjasë 12 muaj.

Kontrata është dhënë më 19 tetor 2026, ndërsa nënshkrimi i saj është planifikuar për 23 tetor 2026.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit